Bota

Gjermania ofron 1200 euro për emigrantët që kthehen vullnetarisht

Secilit do t’u ofrohen secilit deri në 1200 euro të largohen nga Gjermania dhe të tërheqin aplikimin e tyre për mbrojtje, dhe 800 euro nëse zgjedhin të largohen pasi t’u refuzohet azili

Gjermania është e vendosur t’i respektojë ligjet e saj dhe t’i largojë të gjithë ata që nuk e kanë fituar azilin në këtë vend. Madje, Gjermania njihet si një nga vendet më rigoroze sa i përket kësaj çështje.

E përditshmja britanike “The Indepedent” ka shkruar se Qeveria e Gjermanisë ka vendosur më shumë 40 milionë euro t’i ndajë nga buxheti i saj për t’i paguar azilkërkuesit që do të larohen nga Gjermania, përcjell albinfo.ch.

Secilit do t’u ofrohen secilit deri në 1200 euro të largohen nga Gjermania dhe të tërheqin aplikimin e tyre për mbrojtje, dhe 800 euro nëse zgjedhin të largohen pasi t’u refuzohet azili.

Ministria e Brendshme e Gjermanisë po mban programin “StarthilfePlus” së bashku me Organizatën Internacionale të Migrimit të SHBA që nga fillimi i krizës së refugjatëve.

Kjo është e hapur për qytetarët më të varfër të shteteve nga të cilat po dalin më së shumti refugjatë, si Siria, Afganistani, Eritrea, Iraku dhe Nigeria. Ndërsa për rusët, turqit, ukrainasit dhe nacionalitetet e tjera do të përjashtohen nga ndihma pas fazës tranzicionale të programit