Bota

Gjigantët e teknologjisë bëhen bashkë kundër trafikimit seksual online

Kompanitë më të fuqishme të internetit kanë deklaruar se do të përkrahin masat e reja që kërkojnë parandalimin e trafikimit seksual online.

“The Internet Association”, që përfshin kompanitë Facebook, Google dhe Amazon, janë pajtuar më në fund që të përkrahin një projektligj në SHBA lidhur me parandalimin e trafikimit seksual online.

Me përkrahjen e kompanive teknologjike, senatorët e SHBA-së pritet që të votojnë për projektligjin “SESTA” (Ndalo aktivizimin trafikimit seksual) javën e ardhshme.

“Ky projektligj i rëndësishëm do të parandalojë trafikuesit online dhe do të ndihmojë viktimat e trafikimit të drejtën që e kanë merituar”, ka thënë senatori Robert Portman nga Ohio, një nga autorët e projektligjit, transmeton Albinfo.ch.

Kompanitë teknologjike ishin deri tani kundër këtij projektligji sepse “ai bie ndesh me një ligj tjetër në të cilin mbrohen kompanitë nga veprimet e përdoruesve të tyre”.