Sport

Granit Xhaka mbetet në Moenchegladbach

Xhaka ka treguar për gazetën gjermane ‘Bild’ se janë marrë vesh me babanë e tij dhe menaxherin që të vazhdojnë kontratë me Gladbachun deri në verë të vitit 201

Ylli i shquar i futbollit, Granit Xhaka ka vendosur ta vazhdoj karrierën e tij në Gjermani. Futbollisti Përfaqësueses së Zvicrës,  do të vazhdoj me ekipin gjerman Borussia Moenchegladbach.

Xhaka ka treguar për gazetën gjermane  ‘Bild’ se janë marrë vesh me babanë e tij dhe menaxherin që të vazhdojnë kontratë me Gladbachun deri në verë të vitit 2019.

“Unë me të vërtetë jam i lumtur që do të nënshkruajë këtë javë kontratën e re që më mbanë deri në vitin 2019, me opsion vazhdimi. Tani nuk do të ketë shkrime se ku do ta vazhdoj karrierën, më vjen mirë që do të luaj në Gladbach edhe për katër vite tjera”, deklaroi Xhaka.