Kosova

Hoxha vazhdon lobimin për vizat

Gjatë qëndrimit zyrtar në Parlamentin Evropian, ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, njofton se ka takuar euro deputetet Marie Christine Vergiat, Angelika Mlinar, Monica Macovei, si dhe euro deputetin Asim Ademov nga të cilët ka kërkuar ndihmë për liberalizimin e vizave.

“Në takime të ndara me euro deputetë, kam prezantuar angazhimin tonë dhe kam argumentuar se kemi përmbushur të gjitha 95 kushtet e parapara për liberalizimin e vizave. Po ashtu, kam theksuar se përkushtimi ynë për procesin integrues, nuk përfundon me lëvizjen e lirë të qytetarëve tanë”, ka theksuar ministrja Hoxha, përcjell albinfo.ch.

Ajo ka theksuar se euro deputetët kanë ndikim të veçantë edhe nëpërmjet grupeve parlamentare që ju takojnë.