Lajme

Humbja e radhës, Kosova-Senegali 1:3

Senegali ka mposhtur Kosovën 3:1 në ndeshjen e zhvilluar në Gjenevë. Përfaqësuesja e Kosovës kishte një paraqitje më të mirë krahasuar me atë në Prishtinë , në ndeshjen miqësore me Turqinë

Përfaqësuesja e Kosovës e ka pësuar humbjen e dytë të radhës. Pas humbjesme Turqinë, skuadra kosovare u mposht nga afrikanët e Senegalit.

Fitoren e skuadrës afrikane e siguruan golat e shënuar nga Oumar Niasse (41’ dhe 49’) dhe Diafra Sakho (51’), ndërsa golin e vetëm të kosovarëve e realizoi Albert Bunjakut (25’), i cili ishte goli i dytë  për fanellën e Kosovës, pas atij të shënuar ndaj Turqisë.

 

Minutë pas minuti, albinfo.ch ka sjellë informacione nga stadiumi i Gjenevës, ku përfaqësuesja e Kosovës në futboll po zhvillon miqësoren e tretë kundër skuadrës së Senegalit


[25.05.14 18:49:20]
Përfundon ndeshja me rezultat 1:3 në favor të Senegalit

[25.05.14 18:47:07] 2 minuta lojë shtesë në Gjenevë, afrikanët po fitojnë me rezultat 3:1

[25.05.14 18:42:26] Kosova nis një kundërsulm, që ndërpritet me ndërhyrje, e cila ndëshkohet me karton

[25.05.14 18:40:12] Senegali gjuan në portën kosovare pas një sulmi të koordinuar mirë dhe e pret Mushica

[25.05.14 18:39:07] Senegalezët kerkojnë Demba Ba  me topa të gjaëe duke ndryshuar mënyren e lojës

[25.05.14 18:36:27] Ndërrohet Toski futet Bunjaki

Pesë ndërrime në kampin e përfaqësueses së Kosovës

[25.05.14 18:36:42] Korrneri përfundon mbi portë

[25.05.14 18:36:10] Korrner për Kosovën

[25.05.14 18:36:00] Një sulm i kosovarëve mirëpo Zejnullahu ngatërrohet me top

[25.05.14 18:35:05] Humbet një top në mbrojtje, gjuajtje e Senegalit, mbron portieri

[25.05.14 18:33:04]  Zyrtarisht në stadion janë 13 mijë shikues

[25.05.14 18:32:30] Demba Ba pranon një top që kalon në mes të dy lojtarëve mirëpo ndalet nga Rrahmani

[25.05.14 18:31:10]  Loja është e koncentruar në qendër të fushës

[25.05.14 18:31:28] Senegali vazhdon me sulme

[25.05.14 18:28:22] Ndërpritet një sulm senegalez,  tentohet për kundërsulm

[25.05.14 18:25:30] Ndërrim tjetër në skudrën e Kosovë: Rexhepi ndërrohet me Yll Hoxhën

[25.05.14 18:25:06] Fitohet një korrner që ndalet!

[25.05.14 18:24:20]  Një korrner i në distancë të shkurt për Kosovën

[25.05.14 18:24:00] Gjuajtje e lirë për Kosovën, ndalet nga portieri senegalez

18: 22 Goditje e lirë nga Bunjaku por mbron portieri i Senegalit

[25.05.14 18:23:57] Hyrja e yllit të Chelseas Demba Ba pritet me duartrokitje

18:19 Inkuadrohet për Senegalin Den Ba, futbollist i Chelsea

[25.05.14 18:14:07] Futet në lojë Zhdrella dhe Eroll Zejnullahu

[25.05.14 18:13:46] Ndërrohen Avdijaj dhe Bunjaku

[25.05.14 18:13:34] Kosova me dy ndërrime

18:11 Albijon Avdijaj zëvëndësohet nga Eroll Zejnullahu

18:10 Kosova pati një shansë të mirë mirëpo pasimi u ndërpre nga mrojtja senegaleze

18:07 Në minutën e 50-të, Senegali shënon golin e tretë duke kaluar në epërsi 1:3 

18:05 Senegali kalon në epërsi me rezultat 2:1

18:00  Fillon pjesa e dytë e ndeshjes: Kosova-Senegali

 

Kosova Senegali 1:1

[25.05.14 17:46:34] Para përfundimit të pjesës së parë një gjuajtje senegaleze u ndal nga portieri Mushica.

[25.05.14 17:44:39] Albion Avdijaj sapo pati një top të mirë në sulm por nuk arriti të gjuaj pasi u ndal nga mbrojtja senegaleze.

[25.05.14 17:40:36]  Pas gjuajtjes së lirë topi ngatërrohet në mes të lojtarëve dhe Senegali barazon.

[25.05.14 17:40:36] Pas gjuajtjes së lirë topi ngatërrohet në mes të lojtarëve dhe Senegali barazon.

[25.05.14 17:39:38] Rreth 30 metra nga porta e kosovarëve

[25.05.14 17:39:20]  Gjuajtje e lirë për Senegalin.

[25.05.14 17:38:22] Nje gjuajtje e Senegalit drejtë në portë, u ndal nga portieri Mushica, i cili është lojtari i vetem në fushë që luan në ligën e Kosovës.

17:40 Gol për Senegalin!

[25.05.14 17:36:16] Pas një sulmi tre lojëtarë e Kosoves përfundojnë me “offside”, Senegali vazhdon me presionin mbi portën e Kosovës.

[25.05.14 17:34:10] Senegali: gjuajtje të lirë nga ana e majtë, e cila pasohet goditët me kokë dhe shkon mbi shtyllen horizontale.

[25.05.14 17:33:33] Loja vazhdon sikur edhe më herët, me sulme të vazhdueshme të Senegalit.

[25.05.14 17:31:53] Bunjaku kthehet ne loje.

[25.05.14 17:30:33] Ai eshte jashte fushes por duket se cdo gje do te jete mire.

[25.05.14 17:29:36] Momentalisht golashenuesi i vetëm i Kosovës, Albert Bunjaku shtrihet i lënduar.

[25.05.14 17:27:14] Gezimi i Kosoves gati u nderpre me nje sulm te mire te senegalit nga e majta, por pasimi nuk u shfrytezua dhe topi perfundoi jashte golit.

[25.05.14 17:25:37] Publiku shpërthen në stadiumin e Gjenevës

[25.05.14 17:25:32]  Pas gjuajtjes se lire e cla godet shtyllen, topin e kthyer me koke e godet Bunjaku.

17:24 Kosova shënon kundër Senegalit, Albert Bunjaku është golashënuesi i parë i Kosovës

17: 19 Senegali vazhdon të sulmojë me sulme të gjata dhe i ofrohet golit të Kosovës

e shume.

Kosova pati disa perpjekje ne gjysmefushen e Senegalit, mirepo perfundun pa sukses.

17:15 Gjuajtjen nga korrneri, e heq portieri

17: 14 Senegali gjuajti gjuajtje te lite shume afer golit, e priti portieri

17:09 Senegali gjuati kornerin e pare nga i cili Kosova u mbrojt

17:05 Senegali pati tentimin e pare te porte te cilin e nderpreu portieri. Perderisa topi i kthyer u pastrua nga lojtaret e Kosoves.

17:04 Në minutat e para loja dominohet nga Senegali te cilet pasten edhe shytin e pare drejte portes. Ekipi i Kosoves pati nje gjysme sulmi i cili u nderpre ne mes te gjysmefushes se Senegalit.

17:00  Sapo ka filluar loja të cilës i parapriu një program me valle shqiptare që ndezi publikun, perderisa publiku u perkujtua se Kosova do te luaj me himnin zyrtare te FIFA. Kjo nuk u prit mire nga publiku i cili filloi te fishkelloje nga tribunat.

 

12:00 – Sot në Gjenevë, Kosova-Senegali

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll sot në Gjenevë e zhvillon miqësoren e tretë kundër Senegalit. Ndeshja zhvillohet nën monitorimin e FIFA-së në orën 17, ndërsa përzgjedhësi Albert Bunjaku pret nga bashkëkombësit shqiptarë që ta mbushin stadiumin në Gjenevës për t’i dhënë mbështetje kombëtares kosovare.

Pas Haitit dhe Turqisë, Senegali është ekipi i tretë që ndeshet me Kosovën. Senegali aktualisht e zë vendin e 63-të në ranglistën e FIFA-s, ndërsa përbërje ka mjaft lojtar cilësor, përfshirë  këtu edhe sulmuesin e Chelseas, Demba Ba, i cili konsiderohet rreziku më i madh i i portierit Kushtrim Mushica.

“Tani do ta kemi një kundërshtar edhe më të fortë, të cilin e karakterizon shpejtësia. Ne do ta ndërrojmë mënyrën e lojës. Do të përqendrohemi më shumë në mbrojtje dhe në kundërsulme. Në këtë grup të lojtarëve që e kemi në dispozicion, unë besoj te ata”, ka deklaruar Albert Bunjaku para ndeshjes me Senegalin.

Bunjaki tha se Kosova ka nevojë për tifozë.

“Mbi të gjitha, nëse stadiumi është i mbushur, kjo ndeshje do ta ketë një efekt shumë të madh e pozitiv për Kosovën, në procesin e ndërkombëtarizimit”, ka thënë përzgjedhësi kosovar për mediet në Prishtinë.

Në këtë lojë Kosova do të luaj pa kapitenin Anel Rashkaj dhe lojtarët tjerë: Fanol Perdedaj, Debatik Curri, Lum Rexhepi, Mehmet Hetemaj, Bajram Jashanic e Ilir Avdyli.

Kjo ndeshje do të fillojë në orën 17:00.

Ndryshe, kjo lojë vjen pas humbjes së thellë që Kosova e pësoi kundër Turqisë 6:1 në Mitrovicë. Ndeshja e parë kundër Haitit përfundoi pa gola, ndërsa në këtë ndeshje edhe Kosova pret fitore.