Sport

Hysaj mund të luajë te Juve, Reali apo PSG

Elseid Hysaj do të vendosë për të ardhmen në qershor nëse Napoli nuk e fiton titullin e Series A.

Sipas agjentit, nëse kjo nuk ndodhë ai do të mund të luajë për Juventusin, Realin apo PSG-në, përcjell albinfo.ch.

Mbrojtësi shqiptar gjatë muajve të fundit është lidhur me një largim nga Napoli me një numër të madh të skuadrave të njohura evropiane të interesuara për shërbimet e tij.

“Ai është një kampion dhe mund të ketë rol të rëndësishëm edhe te Juventusi, Reali apo PSG, jo vetëm te Napoli”, ka thënë agjenti i tij Mario Giuffredi për TMW Radio.

“Ai është i destinuar për një karrierë kampioni. Ka vendosur të qëndrojë te Napoli sepse kishte nisur projektin bashkë me trajnerin Maurizio Sarri de të gjithë bashkë besojnë se ky mund të jetë viti i tyre në Itali. Hysaj dëshironte të vazhdonte me punë, dhe më pas në qershor do të shohim se çka do të ndodhë”, ka shtuar ai.