Maqedonia
I dërgohet presidentit Ligji për Ratifikimin e Marrëveshjes Maqedoni- Greqi
Pas miratimit të Ligjit për ratifikimin e marrëveshjes së kontestit të emrit, ky ligj është dërguar te Presidenti i Maqedonisë për nënshkrim.
Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, ka dërguar në kabinetin e presidentit Gjorge Ivanov ligjin për ratifikimin e marrëveshjes për emrin me Greqinë, shkruan Albinfo.ch.
Dërgimi i ligjit u bë menjëherë pas miratimit të kësaj marrëveshjeje.
Presidenti Gjorge Ivanov ka afat shtatë ditë për ta nënshkruar marrëveshjen e ratifikimit.
Albinfo.ch raportoi më herët në lidhje me vendimin e presidentit Ivanov, se ai nuk do ta nënshkruaj marrëveshjen.
Në rast se presidenti Ivanov e përdorë të drejtën e vetos, marrëveshja për emrin shkon prap në procedurë kuvendore, por atëherë do të duhet të votohet me shumicë absolute, 61 deputetë duhet të votojnë për.
E-Diaspora
-
Sopranoja Elbenita Kajtazi ndan bursa vjetore për studentët shqiptarë të muzikës Sopranoja shqiptare që jeton në Gjermani, Elbenita Kajtazi, gjatë së enjtes ka ndarë bursën e parë...
-
BQK: Mbi 112 milionë euro i sollën mërgimtarët në Kosovë vetëm gjatë marsit
-
Mitrovicasi Semir Aliti nënshkroi kontratë me ekipin holandez, PSV
-
Pas pushimit pranveror, rinis mësimi plotësues i gjuhës shqipe në shkollën Ostermundigen Bern
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman
Jeta në Zvicër
-
Dështon nisma që donte të ndryshonte Kushtetutën Lansimi i një teksti që synonte reformimin e Kushtetutës Federale është shtyrë. Lëvizja qytetare pas saj...
-
Rritet numri i kopshteve dygjuhëshe në Zvicër
-
Vdekja e ushtarit në Bremgarten cilësohet si vetëvrasje
-
Komisioni bën thirrje për marrëveshje me një vend të tretë për të dëbuar aplikantët e refuzuar nga Eritreja
-
Sa vlen Zvicra për UBS-në?