Sporti

Immobile starton kundër Shqipërisë

Italia tashmë e ka të garantuar vendin e dytë në grupin kualifikues, ndërsa një fitore ndaj Shqipërisë u garanton italianëve vendin e parë

Sulmuesi i njohur italian, Ciro Immobile, do të luajë nga fillimi në përballjen Shqipëri-Itali, pavarësisht rrezikut që të suspendohet për ndeshjet e “Play-Offit”.

Italia tashmë e ka të garantuar vendin e dytë në grupin kualifikues, ndërsa një fitore ndaj Shqipërisë u garanton italianëve vendin e parë dhe më favorizues në short.

Me Andrea Belottin e lënduar, sulmuesi i Lazios do të jetë në rrezik që të suspendohet për shkak të kartonëve të verdhë, shkruan Albinfo.ch.

“Është ndeshje e rëndësishme për ne dhe jam i lumtur që trajneri konfirmoi se unë do të filloj, andaj kjo më bën më të fokusuar dhe relaksuar”, ka thënë Immobile për “RaiSport”.