Autotech

Instagrami shton “postimet e rekomanduara”

“Recommended for You” është hapësira e re në të cilën do të jenë tri deri në pesë postime të rekomanduara

Faqja kryesore e rrjetit social, Instagram, do t’u shfaqë përdoruesve postime të rekomanduara – një ndryshim që ishte vënë re gjatë testimeve më herët, por tani është lëshuar pa shumë zhurmë.

Në sektorin e ri do të shfaqen postimet që ju sugjerohen përdoruesve duke u bazuar në pëlqimet e miqve të tyre.

“Recommended for You” është hapësira e re në të cilën do të jenë tri deri në pesë postime të rekomanduara, transmeton Albinfo.ch.

Kjo s’është hera e parë që rrjeti i madh social ofron përmbajtje të rekomanduara. Në të kaluarën ishte shfaqur sektori “Explore” për të parë postimet e rekomanduara.