Tematike
Invalidët e dyshuar do të përgjohen edhe në ballkonet e tyre private?
Në bazë të qëndrimit të komisioneve të dy dhomave parlamentare, përgjimi nuk do të kufizohej vetëm në hapësira publike si rrugë dhe parqe. Ai do të duhet të lejohet edhe në ballkone, të cilat mund të shikohen nga jashtë
Përgjimi i pensionistëve invalidorë përmes detektivëve socialë do të jetë i mundur edhe pa miratimin paraprak të gjyqit, shkruan SDA. Këtë qëndrim e ka kumtuar sot Komisioni Social i Dhomës Nacionale të Parlamentit të Zvicrës, duke e rishikuar një vendim të marrë më parë, i cili nuk e lejonte një gjë të tillë, transmeton albinfo.ch.
Në vendimin që e kishte marrë në janar të këtij viti, komisioni kishte kërkuar që observimi nga detektivët socialë të mos lejohej pa miratimin e një gjyqtari të Gjykatës së Sigurimeve.
Ndërsa në mbledhjen e fundit, po ky komision u kërkon të dy dhomave të parlamentit që miratimi i gjykatës të kërkohet vetëm sa i përket përgjimit përmes instalimeve për lokalizim të vendndodhjes, të njohura si GPS. Vendimi më i ri u mor sot me 14 vota pro dhe 9 kundër, bëhet e ditur nga parlamenti. Me këtë vendim pra, incizmi i zërit dhe fotografisë është i lejuar.
Ndryshimin e qëndrimit të tij, komisioni e ka arsyetuar duek thënë se një miratim nga gjykata nuk është i domosdoshëm për të bërë vlerësimin e dëshmive në një procedurë penale, transmeton albinfo.ch. Në këtë kontekst, ai i referohet një njoftimi të bërë nga Zyra Federale e Drejtësisë.
Dhoma Nacionale e Parlamentit të Zvicrës do ta trajtojë këtë materie në sesionin pranveror që fillon javën e ardhshme. Në bazë të qëndrimit të komisioneve të dy dhomave, përgjimi nuk do të kufizohej vetëm në hapësira publike si rrugë dhe parqe. Ai do të duhet të lejohet edhe në ballkone, të cilat mund të shikohen nga jashtë.
Pakica në komision ka argumentuar se një gjë e tillë përbën shkelje të privatësisë dhe prandaj duhet të rregullohet përmes procedurës së veçantë. Po këtë qëndrim e përfaqëson edhe Qeveria Federale e Zvicrës.
E-Diaspora
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman Autorja prezanton në bibliotekën "Pestalozi", në Cyrih romanin e saj të sapobotuar "Die Töchter des...
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Më 2024 priten më shumë zjarre për shkak të ngrohjes globale Parashikimet e Institutit për Studimin e Borës dhe Orteqeve (SLF) tregojnë gjithashtu se periudha me probabilitetin...
-
Zviceranët duan të ulin kostot e kujdesit shëndetësor
-
Ish-presidenti thotë se Zvicra duhet të anëtarësohet në BE
-
Si të shpejtoni aplikimin tuaj për shtetësinë zvicerane
-
Amnesty International kritikon Zvicrën