Sport

Januzaj largohet kur e pyesin për Kosovën

Pas përfundimit të ndeshjes Vardar-Real Sociedad (0:6), në Ligën e Evropës, ka folur edhe Adnan Januzaj për “Lajm Tv” nga Maqedonia, përcjell albinfo.ch.

Januzaj është shprehur se kanë shënuar fitore të lehtë ndaj Vardarit dhe nuk e kanë pasur shumë vështirë që të triumfojnë. Për Vardarin është shprehur se janë skuadër e dobët dhe se priti të shënonte gol, por që nuk ia doli dot.

Ndërkohë, Januzaj i është shmangur pyetjes së gazetarit se kur mund ta shohim në fanellën e përfaqësueses së Kosovës.

Sapo i është përmendur Kosova, ai është larguar, duke thënë se nuk e di, pasi tani luan për Belgjikën.

Ai ka vendosur të luajë për Belgjikën, edhe pse nuk është ftuar që dy vjet, kurse më parë ka refuzuar edhe Kombëtaren shqiptare, kurse tani edhe Kosovën.