Shkurt.ch
I jepet më në fund pasaporta turkes që nuk e njihte kasapin e fshatit
Refuzimi i natyralizimit të 25 vjeçares së lindur në Zvicër dhe të integruar në mënyrë të përsosur ishte bërë temë qendrore në mediet zvicerane ndërsa kishte bërë jehonë edhe në botë, duke bërë që Zvicra të ballafaqohej me shumë kritika
Në “raundin” e dytë të shqyrtimit, këshilli i banorëve i Komunës Buchs të Kantonit Aargau ka ardhur më në fund në përfundimin se turkja 25 vjeçare (Funda Yilmaz) megjithatë është e integruar mirë në Zvicër. Kështu, ajo tash e meriton të natyralizohet, gjegjësisht të marrë pasaportën zvicerane, shkruan srf.ch.
Rreth tre muaj më parë po ky këshill ia kishte refuzuar të njëjtën gjë me arsyetimin se ajo nuk është integruar mirë, duke “argumentuar” këtë me faktin banal, veç tjerash, se ajo nuk e di kush është mishshitësi i fshatit, shkruan albinfo.ch.
Sidoqoftë, në favor të saj kanë votuar kësaj here 27, kundër, 8 dhe 2 veta kanë qenë të përmbajtur. Në qershor, kundër kishin qenë 20, pro 12 dhe të përmbajtur 5 anëtarë të këshillit.
Këshilli në fjalë e ka arsyetuar ndryshimin e qëndrimit me atë se “gjatë bisedave të mëtejshme është krijuar përshtypja se vajza është më mirë e integruar në Zvicër se sa ishte dukur në fillim”, transmeton albinfo.ch.
Refuzimi i natyralizimit të 25 vjeçares së lindur në Zvicër dhe të integruar në mënyrë të përsosur ishte bërë temë qendrore në mediet zvicerane ndërsa kishte bërë jehonë edhe në botë, duke bërë që praktika zvicerane e natyralizimit të ballafaqohej me shumë kritika.
E-Diaspora
-
“Dardania” nga Winterthuri shkëlqen në festivalin “Hasi Jehon 2024” Nata e tretë ishte radha e SHKA “Dardania”, edhe atë e fundit...
-
Kaq mërgimtarë u regjistruan deri më 9 maj
-
Ambasada e Kosovës në Austri u bën thirrje mërgimtarëve që të regjistrohen
-
Heidi Heiz: Ndërtuese e urave në arsim – Nga asistentja, në menaxhimin e shkollës
-
“FjalaFest”, festivali i letërsisë shqipe në Milano
Jeta në Zvicër
-
Procedura 24 orëshe – 40 për qind më pak kërkesa për azil Kërkesat për azil nga shtetet e Magrebit dhe Libia ranë me rreth 40 për qind në...
-
Zvicër: Azilkërkuesit e mitur sulmojnë njëri-tjetrin me thika
-
Gjeneva do të votojë për ndalimin e simboleve të urrejtjes
-
Edhe 56-vjeçarët duan t’i bashkohen policisë së qytetit të Cyrihut
-
Pensioni i 13-të i AHV mund të paguhet përnjëherë në fund të vitit