Sport

Karateisti shqiptar ia dedikon medaljen, Ziadin Selës

Ai në një postim të gjatë në “Facebook”, ka treguar edhe arsyet pse Sela është një hero, patriot, familjar shembullor dhe njeri i këndshëm

Karateisti shqiptar, Berat Jakupi ditë më parë ka fituar medalje në Kampionatin Evropian dhe këtë medalje ia ka dedikuar Ziadin Selës.

Ai në një postim të gjatë në “Facebook”, ka treguar edhe arsyet pse Sela është një hero, patriot, familjar shembullor dhe njeri i këndshëm, përcjell albinfo.ch.

Ja posti i plotë i Berat Jakupit:

“Njerëzit mund të shpallen heronj apo tradhtar. Unë nuk e kuptoj politikën dhe nuk e preferoj të njëjtën.

E njoh ndryshe Ziadinin, e njoh si personalitet i ngritur, familjar shembullor, patriot, i këndshëm në bashkëbisedim dhe me një humor të theksuar.

Në fund të vitit 2014, erdhi të më respekton në Ohër, ku për së afërmi ndoqi pjesëmarrjen time në kampionatin ballkanik.

Një vit më vonë, në cilësinë e kryetarit të komunës së Strugës, pranoi kërkesën time dhe participoi në turneun e Parisit. Gjithmonë më motivonte për punën që bëja në sport.

Pas një intervenimi kirurgjikal në hundë, si pasojë e lëndimit në turneun e Stambollit, gjatë rehabilitimit në spitalin e Tetovës erdhi më vizitoi në dhomën e spitalit. Isha i “thyer” shpirtërisht, por Ziadini më ngushëlloi. Ndjeva që tek ai buronte një energji pozitive dhe reflektonte tek tjerët.

Dy ditë para udhëtimit për në Turqi, vizitova Ziadinin në spitalin e Tetovës. Dukej në gjendje të vështirë fizike, por nuk ishte i “thyer” . Fitova bindjen se nuk ishte dorëzuar, me plot humor dhe energji. Më dëshiroi sukses në Evropian.

Me këtë perceptim u nisa për ta sfiduar veten. Tash në vetvete “edhe unë nuk dorëzohem kurrë”.