Bota

Kenia synon të shpëtojë rinoqerontët

Kenia filloi shënjimin e rinoqerontëve dhe synon të identifikojë 22 prej tyre në dy javë me një kosto prej 600,000 dollarësh, si pjesë e ruajtjes së numrit të tyre që vazhdon të zvogëlohet.

Projekti vjen vetëm disa javë pas ngordhjes së rinoqerontit të fundit të bardhë, duke lënë vetëm dy femra të këtij lloji në botë, përcjell albinfo.ch.

Shkencëtarët ende shpresojnë të shpëtojnë këto specie nga zhdukja, duke përdorur fekondim in vitro. Numri i rinoqerontëve është rritur në 104 nga 90, pas disa eksperimenteve.