Sport

“Kobra” rikthehet në ring

Arnold Gjergjaj ishte lënduar në fillim të këtij viti, por boksieri i cili jeton në Bazel shumë shpejt do të jetë i gatshëm për ‘luftë’

Boksieri shqiptar, Arnold Gjergjaj, i cili jeton dhe vepron në Zvicër, i njohur me nofkën “Kobra”, është më në fund i gatshëm për t’u kthyer në ring, shkruan “telebasel.ch”.

Ai e ka marrë dritën e gjelbër nga ana e stafit mjekësor. Gjergjaj ishte lënduar në fillim të këtij viti, por boksieri i cili jeton në Bazel shumë shpejt do të jetë i gatshëm për ‘luftë’, përcjell albinfo.ch.

Menagjeri i tij, Angelo Gallina ka thënë se dieta gjithashtu ka qenë e suksesshme dhe ka kontribuar në rikthimin e tij. Gjithashtu edhe lindja e djalit të tij, Kastriot Rio ka kontribuar në faktin që ai të shërohet.

Ndeshja e 32-të për të është planifikuar dhe do të mbahet më 9 dhjetor 2017 në “Grand Casino Basel”, por kundërshtari jo, derisa ai nga tetori do të jetë pjesë e përgatitjeve në Boxcamp Tirol nën drejtimin e specialistit të fitnesit Jopo Pötschger.