Kalendari

Konsullata e Kosovës shpall vend të lirë pune për asistent/e

REPUBLIKA E KOSOVËS

REPUBLIKA KOSOVA – REPUBLIC OF KOSOVO

Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih

Konzulat Republike Kosova u Cirihu

Consulate of the Republic of Kosovo in Zurich

 

    

 

Shpall:                                                                    K O N K U R S

Për vend të lirë pune:

Pozita:  Asistent/e Administrativ/e

Vendi i punës:  Konsullata e Kosovës në Cyrih  

Kohëzgjatja e kontratës:  Një vit (me mundësi vazhdimi) me një periudhë provuese prej 3 muajsh

 Data e aplikimit:    19.06.2017 deri me 03.07.2017

 

Detyrat dhe përgjegjësitë:

Punon nën mbikëqyrjen e zyrtarit të konsullatës, i cili është përgjegjës për funksionet administrative. I/e caktuari/a në këtë detyrë duhet të jetë në gjendje që të kryej detyrat e përgjithshme administrative dhe funksione mbështetëse logjistike, si dhe duhet të ketë njohuri të përgjithshme të punës me kompjuter dhe përgatitjes së dokumenteve. Funksionet specifike përfshijnë, siç vijon:

Përgatitja e raporteve dhe korrespondencës së thjeshtë; procesimi i faturave, pagesave për pajisje, licencave dhe formularëve të qeverive mikpritëse, dhe dokumente financiare.

Kryerja e transaksioneve bankare dhe financiare rutinore; pagimi i faturave dhe shërbimeve, qirasë si dhe pagesa të tjera.

Kryerja shërbimeve postare dhe të valixheve diplomatike për ambasadë dhe konsullatë; zgjedhja dhe distribuimi i korrespondencës hyrëse; rregullimi i shërbimeve postare dhe transportit të mallrave.

Mbajtja e një inventari të saktë për të gjitha pasuritë e ambasade dhe të konsullatave; prokurimi dhe mirëmbajtja e furnizimeve të shpenzimeve, përfshi artikujt e zyrës, furnizimet për ndërrimin e fotokopjeve dhe pajisjeve të tjera të zyrës, fletë për kopje dhe produkte të tjera të letrës, furnizimet për pajisjet, dhe pajisjet e nevojshme për mirëmbajtje të vogël.

Kryerja e riparimeve të thjeshta dhe mbajtja e listës së operatorëve të shërbimeve, përfshi personat që merren me riparime, pastruesit, rojet, vozitësit dhe personeli lëvizës.

Mirëmbajtja e rregullt e hapësirës për deponimin  e dosjeve të ambasadës ose konsullatës.

Adresimi i pagesës për transportin ajror të mallrave dhe transportin e pajisjeve shtëpiake për  personelin e ambasadës ose konsullatës; procesimi i faturave për ngarkesa dhe dokumentet e doganave.

Aranzhimi i operatorëve dhe shërbimeve për teknologji informative; dhe prokurimi i pajisjeve dhe shërbimeve të TI-së.

 

Kualifikimet, shkathtësitë, aftësitë dhe përvoja:

  • Të ketë diplomën e shkollës së mesme;
  • Te jetë shtetas/e e Republikës së Kosovës ( me qëndrim të rregulluar në shtetin pranues) apo shtetase e shtetit pranues;
  • Të ketë njohuri të gjuhës gjermane, kurse preferohet edhe njohja e gjuhës angleze
  • Aftësia e dëshmuar për sistemimin dhe mirëmbajtjen e dokumentacionit, përcaktimin e zgjidhjeve të duhura;
  • Të ketë shkathtësi të dëshmuara dhe efektive të komunikimit me shkrim dhe me gojë në gjuhën gjermane, kurse preferohet edhe gjuha angleze;
  • Njohuri nga aspekti i ofrimit të shërbimeve administrative;
  • Të ketë shkathtësi të shkëlqyeshme të vet-organizimit, të jetë në gjendje që të krijojë përparësi në mënyrë efektive duke punuar në një ambient nën presion;
  • Të ketë 3 vjet përvojë relevante të punës.

 

Kandidatët të cilët aplikojnë duhet ti plotësojnë këto kushte, për të hyrë në  rrethin e ngushtë dhe pastaj për të  intervistuar. 

– CV-në;

– Kopjen e letërnjoftimit;

– Kopjet e kualifikimit-diplomës;

– Dy refernaca të punës dhe një letër motivuese;

– Certifikatën nga mjeku për gjendjen shëndetësore;

– Certifikatën se nuk janë nën hetime nga autoritetet e shtetit pranues (nëse e lejon praktika e shtetit pranues);

Këto dokumente mund të dërgohen përmes postes ne adresën; [email protected]

 

Dokumentet i dërgoni fotokopje, sepse të njëjtat nuk kthehen.

 

Ju faleminderit për mirëkuptimin tuaj, dhe ju urojmë sukses!