Sport

Kosova e Cyrihut mund të zgjedhet „ekipi i vitit 2015“

Me ndihmën e lexuesve, të cilët kanë nominuar përmes votimit dhjetë ekipet me të suksesshme të vitit në regjionin e Cyrihut, figuron edhe skuadra  shqiptare e futbollit, FC Kosova Cyrih.

 

Kosova e Cyrihut ka arritë këtë sezonë të ngjitet në ligën e parë të vendit si njëri ndër ekipet e para të migrantëve që do të garojë nga sezoni vjeshtor në këtë ligë, shkruan portali Regional-Fussball.ch, transmeton albinfo.ch.

Pas një starti të jo të mirë, ata i morën frenat në dorë dhe me një seri fitoresh, veçmas në kampionatin pranveror siguruan ngjitjen në ligën e parë të Zvicrës. FC Kosova ka poashtu edhe numrin më të madh të shikuesve që përcjellin në çdo paraqitje. Njëkohësisht kosovarët ishin ekipi me fair-paly në krejt kampionatin në grupin e tyre, trasnmeton albinfo.ch

Ju që votoni, keni kohë deri më datë 5 korrik 2015 të jepni votën tuaj për ekipin më të mirë.

voto

Konkurrentet e FC Kosovës për t’u votuar si ekipi më i mirë janë:

FC Affoltern am Albis

FC Brüttisellen-Dietlikon

FC Bülach

FC Oberglatt

FC Oetwil-Geroldswil

SV Schaffhausen

FC Wettswil-Bonstetten

YF Juventus II

FC Zürich Frauen