Lajme
Kosovë, më shumë molla sivjet
Vjelja e mollëve ka filluar në Kosovë. Kryetari i Shoqatës “Pema”, Safet Blakaj thotë se këtë vit presin rendimente më të mëdha të mollës. Edhe tregu, sipas tij, është i garantuar
Pemëtarët kosovarë që merren me kultivimin e mollës kanë filluar tashmë vjeljen e tyre, ndërsa shprehen të kënaqur me rendimet që pemët po japin sivjet. Sipas pemëtarëve, edhe tregu këtë vit është i garantuar, ndërsa ajo që i bën të ndjehen mirë, është mbështetja e Ministrisë së Bujqësisë për rritjen e kapaciteteve.
Shoqata “Pema” nga Kovraga e Istogut është ndërmarrja më e madhe në Kosovë që merret me kultivimin e mollës e cila përbëhet nga 13 pemëtarë. Plantacionet me molla që i kanë këta fermerë përfshinë një sipërfaqe prej 51 hektarësh, të cilët mesatarisht brenda një viti prodhojnë rreth 1.2 milionë kilogramë mollë.
Kryetari i Shoqatës “Pema”, Safet Blakaj thotë se këtë vit presin rendimente më të mëdha të mollës për dallim me vitet e kaluara. “Kemi filluar me vjeljen e mollëve, ku këtë vit rendimentet janë më të mëdha e bashkë me këtë edhe cilësia e tyre për dallim me vitet e kaluara”, tha ai.
Ai tha se këtë vit presin si shoqatë të kenë prodhimtari prej rreth 2000 tonëve, të cilat tashmë i kanë të kontraktuara për shitje.
“Besoj se nuk do të kemi problem me shitjen e mollëve pasi që kemi rinovuar kontratën me Elkos Group. Si pemëtarë jemi të kënaqur pasi çmimi është i favorshëm”, ka theksuar Blakaj.
Njëri ndër fermerët që merren me kultivimin mollës në Kovragë të Istogut është edhe Sadik Blakaj i cili ka 6 hektarë të mbjella me këtë kulturë. “Po kemi filluar vjeljen e mollëve jemi të kënaqur me rendimentet, por saktë ende nuk dimë sa do të kemi pasi që vetëm sa kemi filluar vjeljen”, tha Blakaj raporton “fermaime”.
Ai tregon se sikur te shumë kultura të tjera edhe te molla vrugu ka bërë dëme. “Kemi pasur dëme këtë vit nga vrugu për shkak të lagështisë dhe reshjeve të shiut që kanë qenë. Por e mira është sepse mollët nuk janë dëmtuar nga breshëri sikurse vitet e kaluara”, tregon Sadiku.
Ministra e Bujqësisë edhe sivjet ka ndihmuar fermerët që merren me pemëtari, po edhe vreshtarët e blegtorët. Kjo po ndikon që bujqësia të merret më prioritet në Kosovë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman Autorja prezanton në bibliotekën "Pestalozi", në Cyrih romanin e saj të sapobotuar "Die Töchter des...
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Më 2024 priten më shumë zjarre për shkak të ngrohjes globale Parashikimet e Institutit për Studimin e Borës dhe Orteqeve (SLF) tregojnë gjithashtu se periudha me probabilitetin...
-
Zviceranët duan të ulin kostot e kujdesit shëndetësor
-
Ish-presidenti thotë se Zvicra duhet të anëtarësohet në BE
-
Si të shpejtoni aplikimin tuaj për shtetësinë zvicerane
-
Amnesty International kritikon Zvicrën