Kosova

KQZ anulon vendimin për decertifikimin e 86 kandidatëve

Shoqëria civile në Kosovë ka kritikuar vendimin e supremes duke thënë se edhe pse për herë të parë u zbatua ligji për zgjedhje atë e pamundësoi vendimi i fundit

Pas vendimit të Gjykatës Supreme për decertifikimit të tre kandidatëve duke përfshirë atë për kreun e Prizrenit, deputetin Zafir Berisha, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka anuluar vendimin për decertifikimin e 86 kandidatëve që kanë kandiduar për zgjedhjet lokale.

Anëtari i KQZ-së nga PDK-ja, Betim Gjoshi ka thënë se ky vendim i Gjykatës Supreme i mundëson të gjithë atyre që kanë kryer vepra penale dhe krime të rënda që të kandidojë në zgjedhje.

“Komisioni Qendror Zgjedhor ka vepruar sipas ligjit dhe ka zbatuar ligjin mbi zgjedhjet e përgjithshme dhe zgjedhjet lokale dhe ka qenë e obliguar të veprojë ashtu siç ka vepruar. Ne do ta zbatojmë vendimin e Gjykatës Supreme çfarëdo qoftë ai. Pas zgjedhjeve rekomandoj të mblidhemi dhe të diskutojmë për ligjet”, ka thënë kryetarja e KQZ-së Valdete Daka.

Shoqëria civile në Kosovë ka kritikuar vendimin e supremes duke thënë se edhe pse për herë të parë u zbatua ligji për zgjedhje atë e pamundësoi vendimi i fundit.