Kultura

Lindita Halimi, krenare që përfaqësoi Shqipërinë në Eurovison

Ajo ka thënë se ka dhënë maksimumin dhe është munduar që me paraqitjen e saj të dërgojë Shqipërinë në finalen e madhe që do të mbahet të shtunën

Edhe pse nuk arriti që të kalojë në finale, këngëtarja nga Kosova, Lindita Halimi, ishte krenare që përfaqësoi Shqipërinë në garën e Eurovisionit, shkruan albinfo.ch.

 

Ajo ka thënë se ka dhënë maksimumin dhe është munduar që me paraqitjen e saj të dërgojë Shqipërinë në finalen e madhe që do të mbahet të shtunën.

 

“Faleminderit të gjithëve për këtë eksperiencë të bukur! Kam kaluar për mrekulli! Fat vitin tjetër Shqipëria ime”, ka shkruar ajo në rrjetin social në “Facebook”.

 

Shqipëria suksesin më të madh e mban me Rona Nishliun, derisa Kosova edhe këtë vit nuk ishte pjesë e kësaj gare të muzikës. Finalja do të mbahet më 12 maj në Kiev të Ukrainës.