Autotech

‘Local’ – aplikacioni i ri i Facebook

Nga tani e tutje, aplikacioni njihet me emrin ‘Local’ dhe do të përmbajë informacione nga bizneset dhe ‘reviewsat’ e përdoruesve të rrjetit social

Vitin e shkuar, Facebooku prezantoi ‘Events’ – një aplikacion i ndarë i cili përmbante kalendar me ngjarjet rreth një lokacioni të caktuar.

Aplikacioni nuk qëlloi në shenjë dhe dështoi për pak ditë pas lansimit.

Sot Facebooku po e provon sërish. Nga tani e tutje, aplikacioni njihet me emrin ‘Local’ dhe do të përmbajë informacione nga bizneset dhe ‘reviewsat’ e përdoruesve të rrjetit social.

“Aplikacioni i ri, Facebook Local, ndihmon të gjeni atë që doni, ku shkoni, ku të hani, ose çfarë ju duhet – të gjitha të rekomanduara nga njerëz që njihni dhe ju besoni”, ka thënë Aditya Koolwal nga kompania, përmes një njoftimi, transmeton Albinfo.ch.

Shumica e informacioneve të tilla veçse janë tashmë në telefonat e përdoruesve të Facebookut.