Kosova

Marrëveshje bashkëpunimi për ambient më të volitshëm ekonomik

OEK thekson se është e gatshme për avancimin dhe bashkëpunim me qëllim të forcimit të partneritetit me bizneset

Për krijimin e një ambienti më të volitshëm ekonomik në Kosovë, e me qëllim të arritjes së stabilitetit ekonomik, Oda Ekonomike e Kosovës dhe Business Consultants Council kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimit.

OEK thekson se është e gatshme për avancimin dhe bashkëpunim me qëllim të forcimit të partneritetit me bizneset dhe në këtë drejtim prioritet është avancimi i procedurave që mund të përmirësojnë objektivat ekonomike, zhvillimore, sociale si dhe një qëndrueshmëri ekonomike të Kosovës.

Kryetari i OEK-ut, Safet Gërxhaliu dhe Jehona Lluka, drejtoreshë ekzekutive e BCC-së, u pajtuan në këto pika si palët do të inkurajojnë, promovojnë dhe mbështesin bashkëpunimin ekonomik.