Bota
Mbi 1100 turq kërkuan azil në Gjermani në fillim të këtij viti
Numri i turqve që kërkojnë azil në Gjermani është rritur në fillim të këtij viti. Më shumë se 1.100 qytetarë turq kanë aplikuar për azil në atë vend, sipas Zyrës Federale për Migracionin dhe Refugjatët.
Në statistika nuk është përfshirë numri i kurdëve në mesin e azilkërkuesve në Gjermani.
Në vitet e fundit një numër në rritje i azilkërkuesve vijnë nga Turqia. Në vitin 2014 numri i tyre ishte 1800, e në vitin 2015 ishin 4600 njerëz. Vitin e kaluar 5700 persona kanë aplikuar për azil, e rreth 4400 prej tyre janë kurdë.
Në mesin e emigrantëve të rinj që kërkojnë azil në Gjermani ka diplomatë turq dhe anëtarë të familjeve të tyre. Ministria gjermane e Punëve të Brendshme kohët e fundit njoftoi se ka marrë “136 kërkesa për azil nga njerëzit me pasaporta diplomatike të Turqisë”.
E-Diaspora
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman Autorja prezanton në bibliotekën "Pestalozi", në Cyrih romanin e saj të sapobotuar "Die Töchter des...
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Më 2024 priten më shumë zjarre për shkak të ngrohjes globale Parashikimet e Institutit për Studimin e Borës dhe Orteqeve (SLF) tregojnë gjithashtu se periudha me probabilitetin...
-
Zviceranët duan të ulin kostot e kujdesit shëndetësor
-
Ish-presidenti thotë se Zvicra duhet të anëtarësohet në BE
-
Si të shpejtoni aplikimin tuaj për shtetësinë zvicerane
-
Amnesty International kritikon Zvicrën