Jeta në Zvicër

Mbytet fëmija tetëvjeçer zviceran

Një rast tragjik ka ndodhur në Kosta Rikë: Një fëmijë zviceran (8) është mbytur në një zonë ujëvare në afërsi të qytetit San Jose, shkruajnë mediat lokale.

Prej një jave familja ndodhej në pushime në Kosta Rikë. Drama ndodhi të mërkurën kur tetëvjeçari kërkonte të notonte dhe iu zhduk familjes. Çfarë ndodhi më pas është e paqartë. Sipas gjitha gjasave, i riu duhet të ketë rrëshqitur, përpara se të futej në ujë. Ai kishte lëndime në kokë.