Shkurt.ch

Më pak të huaj të ardhur rishtas, më shumë të huaj me pasaporta zvicerane

Numri i natyralizimeve është rritur për 27 për qind në krahasim me gjysmëvjetorin e parë të vitit 2015. Kështu, deri në fund të qershorit, pasaportën e kuqe e kishin marrë 19287 të huaj

Në dy vitet e fundit migrimi i të huajve në Zvicër ka shënuar një rënie. Mirëpo në kuartalin (tremujorin) e dytë të këtij viti ka pasur sërish një rritje prej 14 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të një viti më parë. Kjo rritje, siç bën të ditur Sekretariati Shtetëror për Migracion (SEM) ka qenë e konsiderueshme, 14 për qind, njofton srf.ch.

Kështu, numri i të huajve në Zvicër nga fillimi i këtij viti është rritur për 28900 veta. Në fund të qershorit këtu jetonin 2 milion e 11.905 të huaj, transmeton albinfo.ch.  1 milion e 366.567 prej tyre ishin shtetas të vendeve të BE-së dhe EFTA-s ndërsa 634.338 të vendeve të treta.

Ndërkohë, pasaportën zvicerane gjatë gjashtëmujorit të parë të këtij viti e kanë marrë një numër dukshëm më i madh se në periudhën e njëjtë të një viti më parë. Por migrimi ka rënë. Para së gjithash ballkanasit kanë shënuar një rënie në këtë drejtim.

Në gjysmën e parë të vitit 2016 në Zvicër kanë migruar më pak të huaj se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Në të njëjtën kohë është rritur numri i atyre që e kanë braktisur Zvicrën. Por, megjithatë, numri i të ardhurve vazhdon të jetë më i madh se ai i të ikurve. Saldoja migruese (diferenca në mes të të ardhurve dhe të ikurve) në fund të semestrit të parë të vitit ishte 29 mijë veta që në krahasim me një vit më parë shënon rënie prej 17%.

Numri i natyralizimeve është rritur për 27 për qind në krahasim me gjysmëvjetorin e parë të vitit 2015. Kështu, deri në fund të qershorit, pasaportën e kuqe e kishin marrë 19287 të huaj. Ndërkohë që shtim të numrit të natyralizimeve ka pasur te francezët, italianët dhe portugezët, rënie më të madhe ka pasur te ballkanasit.