Lajme

Migrimi, në fokus të DokuFest-it të sivjetëm

Edicioni i 14-të i festivalit të filmit dokumentar dhe atij të shkurtër, DokuFest, ka zgjedhur për sivjet që temë ta ketë migrimin.

Festivali këtë vit mbahet nga 8 deri më 16 gusht, ndërsa Nita Deda, nga DokuFest ka bërë të ditur për mediat në Prishtinë se do të ketë program të veçantë të filmave që i dedikohet migrimit, ekspozita fotografish e shumë të tjera aktivitete rreth kësaj teme.

Madje, janë bërë dy filma, të cilët paraqesin migrimin e fundit në Kosovë.

Ky festival që mbahet çdo vit në Prizren ka përçuar imazh pozitiv për Kosovën kudo në botë.
DokuFest është ndër 25 festivalet më të mirë të filmit dokumentar në botë.​