Kosova

Ministri i Financave thotë se  do të ketë rritje të pagave

Ai ka pranuar se edhe buxheti i planifikuar prej 2 miliardë eurove për vitin 2017, nuk ka qenë i mirë planifikuar pasi që me rishikim të buxhetit kjo shumë do të ulet në 1.8 miliard euro

Ministri i Financave, Bedri Hamza, ka premtuar se do të ketë rritje të pagave për shërbyesit civilë të cilët paguhen nga buxheti i shtetit, me gjithë se ka pranuar se edhe buxheti i planifikuar prej 2 miliardë eurove për vitin 2017, nuk ka qenë i mirë planifikuar pasi që me rishikim të buxhetit kjo shumë do të ulet në 1.8 miliard euro.

Ai i ka thënë KTV-së se i është dashur që t’i gjejnë rreth 100 milionë euro për t’i mbuluar mungesat buxhetore. “Bilanci bankar kur e kam pranuar detyrën e ministrit të Financave ka qenë 467 milionë euro, por ky bilanc nuk krahasohet në këtë mënyrë.

Këto para nuk janë rezultat i ndonjë mbi përformance, por ka ardhur për shkak të mos planifikimit të mirë dhe situatës së krijuar në vend pas zgjedhjeve”, theksoi Ministri.