Autotech

Mozilla premton dyfish më shumë shpejtësi me shfletuesin e ri

Mozilla ka lansuar versionin më të ri të shfletuesit të njohur të internetit, Firefox, të cilin e ka quajtur Quantum.

Me versionin e 57-të të Firefoxit, kompania ka hyrë seriozisht në treg për t’u kthyer në majat e shfletuesve më të përdorur në botë.

Mozilla thotë se shfletuesi i ri është dy herë më i shpejtë se që ishte një vit më parë. Sipas kompanisë, përpos hapjes më të shpejtë të faqeve, Quantumi zë më pak vend në memorien e kompjuterit gjatë funksionimit të tij, shkruan “Arstechnica”.

Ndryshimi i madh është vënë re edhe në pamjen e shfletuesit, transmeton Albinfo.ch.

Kompania po ashtu ka kthyer Google si makinën e parë të kërkimit në shfletues duke prishur marrëveshjen e vendosur më 2014 me Yahoon.