Maqedonia

Nacionalistët maqedonas djegin flamurin e BE-së në Shkup

Flamurin e BE-së e kanë djegur protestuesit e thirrur nga shoqatave nacionaliste patriotike maqedonase. Ata janë kundër ndryshimit të emrit të Maqedonisë dhe kundër dygjuhësisë

Protestuesit maqedonas të mbledhur në qendër të Shkupit kanë djegur flamurin e Bashkimit Evropian në shenjë pakënaqësie me ndryshimin e emrit të shtetit dhe me miratimin e ligjit për gjuhët. Flamurin e BE-së e kanë djegur protestuesit e thirrur nga shoqatave nacionaliste patriotike maqedonase.

Demonstruesit kundërshtojnë dy çështje, emrin dhe miratimin e një ligji për përdorimin e gjuhës shqipe në Maqedoni.

Protesta e mbajtur para Parlamentit të Maqedonisë u organizuar nga Forcat e Bashkuara Maqedonase (MOS), ku sipas vlerësimeve të ndryshme, morën pjesë nga 500 deri në 1.500 njerëz, citon KP.

Media raporton se rreth 500 njerëz kanë nënshkruar një peticion kundër ligjit të ri për përdorimin e gjuhës që zgjeron përdorimin e gjuhës shqipe në institucionet në të gjithë territorin e vendit dhe kundër ndryshimit të emrit të Maqedonisë në kontekst të zgjidhjes së mosmarrëveshjes me dekada të gjatë me Greqinë.