Bota

Ndalet rryma, ndërpriten fluturimet në aeroportin e Hamburgut

Për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike, Aeroporti Ndërkombëtar në Hamburg të Gjermanisë ka pezulluar të gjitha fluturimet, duke lënë qindra pasagjerë të bllokuar.

Kjo është konfirmuar edhe nga zëdhënësja e Aeroportit të Hamburgut, Stefanie Harder, e cila u shprehur se të gjithëve iu kërkua të largoheshin nga aeroporti të dielën pasi teknikët u përpoqën të zgjidhnin problemin, përcjell albinfo.ch.

Aeroporti është i pesti më i madh në Gjermani.

Në një mesatare të së dielës, 200 aeroplanë arrijnë ose largohen nga Hamburgu.