E-Diaspora
Në Vjenë shqiptarët ndoqën së bashku ndeshjen Shqipëri-Serbi
Kombëtarja shqiptare e futbollit humbi, me golat e pësuar në minutat e lojës shtesë. Pak çaste të lodhjes e të mungesës së vigjilencës mjaftuan për t`i marrë dy gola. Por edhe humbja është pjesë e lojës dhe si e tillë duhet të pranohet me dinjitet.
Ndeshja që nga shumëkush u quajt “historike” ose “e shekullit” u ndoq me shumë emocione gjithandej, jo vetëm në stadiumin e Elbasanit dhe jo vetëm në trojet shqiptare. Edhe shqiptarët jashtë vendit, veç në banesat e tyre ishin organizuar për të shikuar transmetimin edhe në lokale të ndryshme. Kështu ishte edhe në Vjenë.
Të rinj nga të gjitha trojet shqiptare ishin bërë bashkë për të përcjell ndeshjen Shqipëri – Serbi. Të veshur kuq e zi dhe me plisa në kokë, ata edhe pse larg stadiumit “Elbasan Arena” mundoheshin t`i jepnin forcë dhe mbështetje kombëtares shqiptare. Në mesin e të rinjve aty ishte i pranishëm edhe kandidati për deputet në Parlamentin e Vjenes, Januz Saliuka.
Albinfo ishte e pranishme në këtë eveniment dhe ua sjell lexuesve të saj atmosferën e krijuar nga shqiptarët në Vjenë.
E-Diaspora
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman Autorja prezanton në bibliotekën "Pestalozi", në Cyrih romanin e saj të sapobotuar "Die Töchter des...
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Më 2024 priten më shumë zjarre për shkak të ngrohjes globale Parashikimet e Institutit për Studimin e Borës dhe Orteqeve (SLF) tregojnë gjithashtu se periudha me probabilitetin...
-
Zviceranët duan të ulin kostot e kujdesit shëndetësor
-
Ish-presidenti thotë se Zvicra duhet të anëtarësohet në BE
-
Si të shpejtoni aplikimin tuaj për shtetësinë zvicerane
-
Amnesty International kritikon Zvicrën