Lifestyle
Netflix’ përjashton nga puna edhe Danny Masterson
Aktori Danny Masterson është përjashtuar nga seria komike e platformës Netflix, ‘The Ranch’, njoftoi kompania.
Netflix nuk ka dhënë arsye përse Masterson s’do të jetë më pjesë e serisë, por sipas policisë së Los Angelesit, qysh nga muaji mars aktori po hetohet për sulme seksuale ndaj tri grave qysh në fillim të viteve 2000.
“Si rezultat i diskutimit të vazhdueshëm, Netflix dhe producentët kanë përjashtuar Danny Mastersonin nga seria”, shkruan në njoftim. ‘Dita e martë ishte dita e tij e fundit në këtë seri dhe produksioni do të rifillojë në vitin 2018 pa të”, shkruan tutje.
Masterson, 41-vjeçar, i ka mohuar akuzat dhe ka thënë të martën se mezi pret të pastrojë emrin e tij. Masterson e kishte filluar karrierën e tij si model fëmije, e më pas si aktor në televizionin hit të Foxit, ‘That 70s Show’.
E-Diaspora
-
Sopranoja Elbenita Kajtazi ndan bursa vjetore për studentët shqiptarë të muzikës Sopranoja shqiptare që jeton në Gjermani, Elbenita Kajtazi, gjatë së enjtes ka ndarë bursën e parë...
-
BQK: Mbi 112 milionë euro i sollën mërgimtarët në Kosovë vetëm gjatë marsit
-
Mitrovicasi Semir Aliti nënshkroi kontratë me ekipin holandez, PSV
-
Pas pushimit pranveror, rinis mësimi plotësues i gjuhës shqipe në shkollën Ostermundigen Bern
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman
Jeta në Zvicër
-
Dështon nisma që donte të ndryshonte Kushtetutën Lansimi i një teksti që synonte reformimin e Kushtetutës Federale është shtyrë. Lëvizja qytetare pas saj...
-
Rritet numri i kopshteve dygjuhëshe në Zvicër
-
Vdekja e ushtarit në Bremgarten cilësohet si vetëvrasje
-
Komisioni bën thirrje për marrëveshje me një vend të tretë për të dëbuar aplikantët e refuzuar nga Eritreja
-
Sa vlen Zvicra për UBS-në?