Shkurt.ch

Një i armatosur shkakton operacion të madh policor

Burri në fjalë është lokalizuar më në fund në një dhomë. Policia e ka thyer derën dhe e ka kapur individin, i cili nuk ka rezistuar fare

Një 27-vjeçar me një pistoletë shkaktoi një operacion të madh policor të premten në orën 15:50 në një ndërtesë në Dübendorf (ZH). Situata është vënë nën kontroll në mbrëmje me arrestimin e tij. Askush nuk është plagosur.


Ndërtesa në fjalë është shtëpi dyqanesh dhe apartamentesh të mbrojtura për persona që vuajnë nga çrregullime psikosociale. Në bazë të informatave, policia është nisur prej parimit se kishte të bëjë me një rrezik të mundshëm nga një qiramarrës.

Njësia speciale “Diamond” ka shkuar në vendngjarje për të hulumtuar ndërtesën dhe për të vënë kontakt me individin e armatosur. Nga frika se njeriu do të arrijë në çatinë e ndërtesës, policia ka bërë evakuimin e njerëzve për ta siguruar sa më mirë zonën.


Burri në fjalë është lokalizuar më në fund në një dhomë. Policia e ka thyer derën dhe e ka kapur individin, i cili nuk ka rezistuar fare. Në orën 19:20 çdo gjë ishte nën kontroll, ka bërë të ditur policia kantonale.


Edhe pse arma ishte funksionale, njeriu nuk e ka kërcënuar askënd në mënyrë specifike. Ai pa dyshim ka një problem mjekësor dhe kërkon kujdes, theksoi  policia. I pandehuri do të merret në pyetje të shtunën nga Ministria Publike.