Shkurt.ch

Nora Ili: “Është në natyrën e burrit që të dëshirojë gra të tjera”

Në vitin 2011 ajo e kishte mbrojtur çështjen e poligamisë, duke pohuar: “Detyra e një gruaje është ta kënaqë një burrë. Është në natyrën e burrit që të dëshirojë gra të tjera. Shumë gra janë egoiste”

Në kuadrin e një shkrimi në të përditshmen zvicerane ”24 Heures” kushtuar rrjetëzimit dhe financimit të dyshimtë të Këshillit Qendror Islamik të Zvicrës (KQIZ), i njohur si strukturë e qasjes rigoroze të fesë islame në Zvicër, i cili qëndron prapa polemikave të shumta publike, është portretuar edhe Nora Illi, njëra nga bartëset e KQIZ-së, njofton albinfo.ch.

Nora Illi, e deleguar për çështje të grave, është po ashtu edhe bashkëshortja e Qaasim Ilit, ideolog dhe zëdhënës i Këshillit të sipërfolur. E konvertuar në moshën 18-vjeçare dhe nënë e 5 fëmijëve, ajo është shndërruar në ikonë të luftës kundër ndalesës së burkas në Zvicër si me deklaratat e saj publike, ashtu edhe provokuese, përcjell albinfo.ch. Ajo kishte shkuar enkas në Ticino duke bartur burkan, për të protestuar kundër vënies në praktikë të ligjit që e vë rezultatin e votimit të këtij kantoni në favor të ndalesës së mbulesës integrale.

Në vitin 2011 ajo e kishte mbrojtur çështjen e poligamisë, duke pohuar: “Detyra e një gruaje është ta kënaqë një burrë. Është në natyrën e burrit që të dëshirojë gra të tjera. Shumë gra janë egoiste”, transmeton albinfo.ch.