Lajme
“Strabag” ua sjell ujin fshatrave të Ferizajt
Projekti në vlerë mbi 5 milionë euro, përmban ndërtimin e një fabrike për përpunimin e ujit ndërmjet fshatrave Bibaj dhe Talinoc i Muhaxherëve, me kapacitet rreth 80 litra për sekondë
Kryetari i Komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa dhe përfaqësues të kompanisë austriake për teknologjinë e ujit “Strabag AG” nga Vjena, nënshkruan sot kontratën për zbatimin e ndërtimit të skemës për furnizim me ujë në Ferizaj. Ky projekt, sipas kryetarit Svarqa, është njërin nga më të mëdhenjtë që do të jetësohet në komunën e Ferizajt gjatë viteve të fundit.
“Projekti në vlerë mbi 5 milionë euro, përmban ndërtimin e një fabrike për përpunimin e ujit ndërmjet fshatrave Bibaj dhe Talinoc i Muhaxherëve, me kapacitet rreth 80 litra për sekondë”, deklaroi ai.
Po ashtu projekti parashikon shpimin e pesë burimeve të ujit, vendosjen e tubacionit deri tek rezervuari, si dhe ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit për fshatrat Sojevë, Dardani, Zllatar, fshatrat përreth tyre dhe një pjesë të qytetit të Ferizajt.
Kontrata, siç u tha, hyn në fuqi pasi të jetë ratifikuar nga Kuvendi i Kosovës dhe banka austriake, ndërsa do të zbatohet brenda dy vitesh nga dita e ratifikimit.
E-Diaspora
-
Lucern: Dënohet me nëntë vjet burgim tregtari shqiptar i drogës Sipas aktakuzës, ai ka marrë 82 kilogramë përzierje kokaine në Reiden (LU) dhe e ka shitur...
-
Mbi një mijë punëtorë shëndetësorë kosovarë u punësuan në Gjermani për nëntë muaj
-
Austri: Djemtë e dëshmorit përzgjidhen për të prezantuar historinë e tyre të suksesit si ekspertë integrimi
-
Shkolla Shqipe Ostermundigen në Bernë fillon përgatitjet për festën e abetares
-
Baleti Kombëtar i Kosovës, gati për shfaqjen e parë në Nju-Jork
Jeta në Zvicër
-
Eurovizion 2025: Tashmë varet nga qytetet e interesuara se ku do të organizohet Pas fitores së Nemos, një grup pune i SSR është në punë. Qytetet e interesuara kanë...
-
Pse banorët e huaj të pasur kanë më shumë gjasa të bëhen shtetas zviceranë?
-
Pse dy linja fluturimi nga Zvicra në Itali janë “më turbulentet” në Evropë?
-
Lucern: Dënohet me nëntë vjet burgim tregtari shqiptar i drogës
-
Paralajmërohen reshje të vazhdueshme shiu dhe përmbytje lokale, niveli 3 i rrezikut vlen për këto rajone