Zhvillim

Panairi i Punës në Prishtinë

Ministri Abrashi ka thënë se dy mijë vende të lira të punës do të jenë për qytetarët e Kosovës

 

Ministri në detyrë i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi u ka bërë thirrje të gjithëve që të marrin pjesë në Panairin e Punës në Prishtinë, që do të mbahet sot (më 19), shkruan albinfo.ch.

 

Ministri Abrashi ka thënë se dy mijë vende të lira të punës do të jenë për qytetarët e Kosovës. Ai ka theksuar se në panair do të marrë pjesë edhe Agjencioni i Punësimit i Gjermanisë.

 

“Panairi i Punës. Mos e leni pa dal. Mbi 2000 vende të lira pune. Mundësi e mirë të takoni punëdhënësin e juaj të ardhshëm, të konsultoheni me këshilltarët e punësimit dhe të siguroni kontrata atraktive. Agjencioni i Punësimit i Gjermanisë gjithashtu do të jetë prezent në panair”, ka shkruar Ministri Abrashi.