Futboll

Petkoviq flet për përjashtimin e Behramit

Vladimir Petkoviq arsyetohet për përjashtimin e Behramin nga Përfaqësuesja e Zvicrës

Largimi i Valon Behramit nga Përfaqësuesja e Zvicrës shkaktoi shumë rrëmujë tek helvetikët, duke u befasuar me ngjarjet e fundit.

Deklarata e Behramit se ishte vendim politik shkaktoi edhe më shumë trazira, duke e akuzuar trajnerin Vladimir Petkoviq, përcjell albinfo.ch.

Behrami shtoi se e kanë përjashtuar njerëz që nuk kanë lidhje me futboll, derisa në Zvicër, kjo po komentohet në mënyra të ndryshme.

Megjithatë, Petkoviq është arsyetuar se vendimi ishte sportiv dhe assesi politik. Flitet se Petkoviq ka biseduar në telefon edhe me Blerim Xhemailin.

“Unë kam menduar për këtë, i kam kontaktuar disa lojtarë, por ende nuk e kam marrë vendimin final”, ka thënë Petkoviq.

Gjithashtu janë larguar edhe Djourou, Fernandes dhe kapiteni Lichtstenier.