Kuzhina shqiptare
Petullat e shpejta
• 2 ve
• 200 ml jogurt
• 250 gr miell
• ½ pecivë
• Pak kripë
• Një lugë sheqer
• Një sheqer vanilje
Përbërësit për fërgim
• Vaj
• Sheqer pluhur
Përgatitja:
E marrim jogurtin dhe vezët i përziejmë dhe pastaj shtojmë miellin e përzier me pecivë, kripë dhe sheqer + sheqer vanilje dhe i përziejmë deri sa të fitojmë një masë homogjene.
Kur brumi të jetë gati, nxehet vaji në tigan dhe nga kjo masë, me një lugë gjelle nxirret masa dhe fërgohen në vaj të nxehtë në të dy anët, duhet pasur kujdes që temperatura të mos jetë shumë e lartë, sepse petullat skuqen shpejt dhe nuk piqen në brendësi.
Pasi të piqen, i pluhurosim me sheqer pluhur dhe i servojmë të nxehta,
Ju bëftë mirë!
E-Diaspora
-
Mitrovicasi Semir Aliti nënshkroi kontratë me ekipin holandez, PSV Ky është “Iniesta i Mitrovicës” që ka nënshkruar kontratë me PSV-në...
-
Pas pushimit pranveror, rinis mësimi plotësues i gjuhës shqipe në shkollën Ostermundigen Bern
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Më 2024 priten më shumë zjarre për shkak të ngrohjes globale Parashikimet e Institutit për Studimin e Borës dhe Orteqeve (SLF) tregojnë gjithashtu se periudha me probabilitetin...
-
Zviceranët duan të ulin kostot e kujdesit shëndetësor
-
Ish-presidenti thotë se Zvicra duhet të anëtarësohet në BE
-
Si të shpejtoni aplikimin tuaj për shtetësinë zvicerane
-
Amnesty International kritikon Zvicrën