Jeta në Zvicër

Policia e Bazelit blen shtatë vetura “Tesla”

Policia kantonale e Basel-Stadt ka nevojë për shtatë automjete të reja policore. Bëhet fjalë për Tesla X 100D.

Policia kantonale e Bazelit ka zëvendësuar veturat dizelë me shtatë “Tesla”. Kostoja e veturave shkon deri 140,000  franga për automjet.

Makinat elektrike kushtojnë rreth 49,000 franga më shumë se makinat e sotme. Megjithatë, sipas njoftimit, shpenzimet operative dhe të mirëmbajtjes janë më të lira, gjithashtu vlera e rishitjes është dukshëm më e lartë.