Integrimi

“Puthja në Galeri” e Gazmend Freitag, një sensacion për çiftet

Para kësaj pikture, çiftet fotografohen duke shfaqur dashurinë e tyre për njëri tjetrin. Në këtë pikturë paraqitet një çift bashkëshortor nga Vjena, Joe dhe Traudi

Nuk është vetëm Kulla e Parisit, ku çiftet e shumta shprehin dashurinë e tyre dhe bëjnë fotografi teksa këmbejnë puthjet me njëri tjetrin. Në Vjenë, Austri, me funksion të ngjashëm është edhe një pikturë e punuar nga dora e shqiptarit. Është kjo piktura “Puthje në Galeri” e piktorit shqiptar Gazmend Freitag e cila vizitohet nga një numër i madh dashamirësh të artit.

Para kësaj pikture, çiftet fotografohen duke shfaqur dashurinë e tyre për njëri tjetrin. Në këtë pikturë paraqitet një çift bashkëshortor nga Vjena, Joe dhe Traudi. Kjo puthje mes tyre ka ndodhur në vitin 2013, para një pikture të tij ku Gazmendi kishte ekspozitën e parë kolektive në Vjenë, në Galerinë „Der Kunstraum“.  Puthja e tyre ndodhi para pikturës „Nu avec livre“. Piktori ishte shumë i sigurt që një ditë  atë moment të tyre do ta pikturonte. Dhe, këtë e bëri në po atë  vit, 2013.

Piktorin Freitag kjo pikturë e gëzon shumë ngase kjo ka tërhequr shumë vizitorë të cilët shprehin dashurinë mes vete. Gjatë këtij viti kjo pikturë do të varet në galerinë e arteve “Kunstraum” në Vjenë!

“Galeristi Mag. Hubert Thunhofer kërkoi nga unë dy piktura në komision, për t’i mbajtur të ekspozuara në galerinë e tij përgjatë tërë vitit për shitje. Kjo për mua është  diçka shumë domethënëse. Vjena ka mjaft artistë, edhe miqtë nga i gjithë rrethi im shoqëror austriak i artistëve janë mahnitur që pikërisht nga unë i kërkoj pikturat! Me zotëriun Thunhofer, galerist i njihur, njihem mbi tri vite. Pikërisht aty e kisha ekspozitën time të parë”, thotë piktori Freitag për “albinfo.ch”

KUJDES ! TEKSTI YNË I KOPJUAR DO TË DENONCOHET DHE RAPORTOHET. PËRPOS NËSE...

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e albinfo.ch dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://www.albinfo.ch/puthja-ne-galeri-e-gazmend-freitag-nje-sensacion-per-ciftet/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin. Redaksia e albinfo.ch.