Lajme
Qeveria merr në mbrojtje komunitetin LGBT
Qeveria e Kosovës miratoi vendimin për themelimin e një komisioni të përbashkët, vendorë e ndërkombëtarë, për mbrojtjen e komunitetit LGBT në Kosovë
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e të mërkurës, ka miratuar një vendim me të cilin themelon një Grup Këshillëdhënës dhe Koordinues në nivelin vendi, për mbrojtjen e të drejtave të komunitetit Lesbike, Homoseksual, Biseksual dhe Transgjinor në Kosovë, që në komunitetin e përngjitshim njihen si LGBT.
Ky Grup Këshillëdhënës dhe Koordinues, sipas kryeministrit Hashim Thaçi, themelohet me qëllim që të krijohet një partneritet dhe bashkëpunim i rregullt ndërmjet institucioneve vendore, ndërkombëtare dhe organizatave joqeveritare që punojnë për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të komunitetit LGBT.
Ky Grup përbëhet nga përfaqësuesit e Zyrës për Qeverisje të Mirë të Kryeministrit Hashim Thaçi; Shoqërisë Civile; Ministrisë për Integrime Evropiane; Zyrës Ligjore e Kryeministrit; Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve; Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë; Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale; Ministrisë së Shëndetësisë; Ministrisë së Punëve të Brendshme; Gjyqësori; Rrjetit të Grupit të Grave të Kosovës etj
Ndërsa në cilësinë e vëzhguesve janë: Zyra e BE-së në Kosovë; Ambasadat në Kosovë; Institucioni i Avokatit të Popullit; Misioni i OSBE-së; USAID-i; Zyra e Komisariatit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut.
Po ashtu qeveria ka aprovuar Raportin e Vlerësimit të Rrezikut Kombëtarë Kundër Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit në Kosovë për vitin 2013, hartuar nga Njësia e Inteligjencës Financiare të Kosovës.
Vendimi i Qeverisë obligon Ministrinë e Financave që në bashkëpunim me institucionet tjera të adresojë të gjeturat e vlerësimit të rrezikut kombëtarë përmes një strategjie përkatëse kundër pastrimit të parave, financimit të terrorizmit dhe të parandalimit të ekonomisë joformale.
Edhe Raporti i vlerësimit të rishikimeve të shpenzimeve publike dhe llogaridhënies financiare për vitet 2010-2012, është miratuar nga Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme. Ministria e Financave është ngarkuar që të hartojë Planin e Veprimit për Reformën e Menaxhimit të Financave Publike të bazuar në raportin për vitin 2013.
E-Diaspora
-
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri Bregdeti shqiptar mbushet me pushues, mijëra kosovarë kalojnë Morinën... -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka -
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën
Jeta në Zvicër
-
Liqenet Zvicerane: Ku është transporti më i lirë Vera josh liqenet zvicerane. Ato janë ideale për një shëtitje familjare me anije. Por çmimet për... -
Vala e të nxehtit do të përkeqësohet të hënën në Zvicër -
Shumë nxehtë për të punuar ose për të fjetur: Cilat janë të drejtat tuaja në Zvicër -
Media zvicerane: Pse Prishtina po përjeton një “bum” ndërtimesh -
Valais synon të lejojë vrasjen e rrëqebujve, për herë të parë në Zvicër













