Shkurt.ch
Qeveria njihet me raportin për luftimin e terrorizmit xhihadist
Në këtë plan veprimi do të përfshihen masat përmes të cilave mund të bëhet luftimi i radikalizmit dhe terrorizmit. Rol qendror në këtë pikë ka synimi që njerëzit të largohen nga orientimi i tyre radikal
Federata, kantonet dhe komunat synojnë veprim müe të fuqishëm kundër terrorizmit. Për të realizuar këtë synim, ato zotohen që deri në fund të këtij viti të prezantojnë një plan veprimi. Kjo zthuhet në raportin e grupit profesional kompetent në nivel të federatës, me emrin Tetra.
Në këtë plan veprimi do të përfshihen masat përmes të cilave mund të bëhet luftimi i radikalizmit dhe terrorizmit. Rol qendror në këtë pikë ka synimi që njerëzit të largohen nga orientimi i tyre radikal, thuhet veç tjerash në raport.
Ekspertët federalë të fushës, kërcënimin më të madh e shohin te sulmet që mund të realizohen me angazhim të vogël logjistik. Ndërsa si kryes të sulmeve të tilla ata i shohin personat e radikalizuar dhe ata që janë kthyer nga xhihadi.
Sipas raportit, rreziku nga terrori islamik nuk është zvogëluar edhe përkundër faktit se ISIS-i po humb territore
Në raportin posa të publikuar të Tetra-s që është i treti me radhë thuhet se në luftimin e terrorizmit nuk duhet kufizuar vetëm në masat e marra nga organet e shtetit. E gjithë shoqëria është e sfiduar për të vepruar kundër këtij rreziku.
Ndërkaq, Zvicra në këtë drejtim angazhohet edhe në rrafshin ndërkombëtar. Ajo mbështet veç tjerash edhe zbatimin e strategjisë globale të OKB-së për luftimin e terrorizmit nga viti 2006 si dhe planin e veprimit të OKB-së nga viti 2016 për parandalim të ekstremizmit të dhunshëm.
Deri më tash Prokuroria Federale e Zvicrës ka iniciuar rreth 60 ndjekje penale kundër personave, organizatave dhe subjekteve tjera të cilat i janë bashkuar të ashtuquajturit “Shtet Islamik” ose që kanë marrë hapa në atë drejtim. Ndërsa Shërbimi i Sigurisë së Shtetit (NDB) ka numëruar deri tash 81 persona që kanë shkuar nga Zvicra për të marrë pjesë në xhihad. 30 prej tyre kanë pasur pasaportë zvicerane. 60 raste janë verifikuar ndërsa në 21 të tjera bëhet fjalë për dyshime.
E-Diaspora
-
BQK: Mbi 112 milionë euro i sollën mërgimtarët në Kosovë vetëm gjatë marsit Pa dyshim se një nga shtyllat kryesore të ekonomisë së Kosovës janë remitencat nga e mbarë...
-
Mitrovicasi Semir Aliti nënshkroi kontratë me ekipin holandez, PSV
-
Pas pushimit pranveror, rinis mësimi plotësues i gjuhës shqipe në shkollën Ostermundigen Bern
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Më 2024 priten më shumë zjarre për shkak të ngrohjes globale Parashikimet e Institutit për Studimin e Borës dhe Orteqeve (SLF) tregojnë gjithashtu se periudha me probabilitetin...
-
Zviceranët duan të ulin kostot e kujdesit shëndetësor
-
Ish-presidenti thotë se Zvicra duhet të anëtarësohet në BE
-
Si të shpejtoni aplikimin tuaj për shtetësinë zvicerane
-
Amnesty International kritikon Zvicrën