Shqipëria

Rama: Së shpejti do të kemi Kompaninë Ajrore “Air Albania”

Në një postim të tij të bërë në facebook, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka paralajmëruar ngritjen e Kompanisë Ajrore Shqiptare “Air Albania”, shkruan albinfo.ch. Ai nuk ka shkruar detaje rreth kësaj, por i nxitur nga pyetjet dhe vërejtjet që i kanë bërë ndjekësit në fb, Rama është përgjigjur: “Gjysma e punës është bërë dhe së shpejti, besoj pranverën e ardhshme, ky zogu do fillojë fluturimet dhe do konkurrojë në treg me dinjitet duke u dhënë shqiptarëve një mundësi të re, një cilësi të re dhe një arsye të re për t’u ndjerë krenarë me emrin Albania”.