AUTOTECH

Ramsee, roboti truproje

Ramsee është i pajisur me katër kamera dhe sensorë që ndihmojnë në zbulimin e nxehtësisë, tymit, lagështirës, gazrave, si dhe lëvizjeve

Siguria është një nga fushat më të fundit, ku robotët inteligjentë po fitojnë një rol tejet të rëndësishëm, duke bërë gjithnjë e më shumë atë që shumë njerëz nuk do ta bënin.  E këtë e vërteton më së miri Ramsee, një nga robotët e parë të sigurisë në Shtetet e Bashkuara, i cili është prodhuar nga kompania Gamma 2 Robotics me qendër në Kolumbi.

Roboti inteligjent përballet me një kërkesë në rritje nga kompanitë e sigurimit, që kërkojnë mënyra të reja dhe me çmime më efektive për të mbrojtur klientët e tyre.

Duke bërë një krahasim të përfitimeve që sjell puna e një roboti, në vend të punësimit të njerëzve, zëvëndës/presidenti i Gamma 2 Robotics tha se një robot nuk do ketë kurrë probleme me vonesat në punë, nuk do të mungojë kur është sëmurë, nuk do të mund të pijë në punë, nuk do të pendohet për punën që bën dhe janë të besueshëm, tha Justin Davis.

Ai theksoi gjithashtu, se Ramsee ka qenë një punonjës model.  Ramsee është i pajisur me katër kamera dhe sensorë që ndihmojnë në zbulimin e nxehtësisë, tymit, lagështirës, gazrave, si dhe lëvizjeve.

 

https://www.youtube.com/watch?v=SXg7ypkpFm8