Jeta në Zvicër

Rekord: Dhjetë mijë franga shpërblim kush e gjen këtë mace

Për një vit me radhë, Michael Zimmermann (43) është duke kërkuar i dëshpëruar macen e tij me nofkën Busle: Për të, ajo ka vlerë më shumë se sa një kafshë shtëpiake. Tani, banori i Bernës ka paraparë një shpërblim jashtëzakonisht të lartë për personin që e gjen macen

Macja për Michael Zimmermann ka vlerën e botës për te: “Ndjej një dashuri të thellë për Buslen time. Ajo është e lidhur ngushtë me shpirti tim, një partner”. Tani e një vit më parë, lidhja e tij e thellë me macen e tij është ndërprerë, pasi macja është zhdukur dhe ai  dëshpërimisht është në kërkim të saj. Zimmermann është i bindur se macja i është vjedhur. Deri në korrik 2017, ajo ka jetuar në shtëpinë e tij të dytë, një shtëpizë e vogël e izoluar, jashtë Grosshöchstetten.

Pak para zhdukjes së saj, atje kishin ndodhur gjëra të çuditshme, sipas Zimmermann. Dy ditë në javë, shtëpiza rregullisht është e zbrazët, por macja gjithnjë ka pasur qasje në ushqim. Zimmermann: “Kam vënë re se gjatë mungesës sime dikush ka hyrë në shtëpizë dhe ka qëndruar disa herë në dhomën e maces”, ka pohuar 43-vjeçari, i cili vendin e kishte bërë si një parajsë për mace, duke e zbukuruar me shpella, ngjitje dhe gjithçka që maces i dëshiron zemra. “Dera ishte e hapur dhe çdo lodër ishte në vendin e saj, por i vërejta disa parregullsi të vogla”, ka vërejtur Zimmermann. Para se ai të reagojë, përnjëherë macja e tij zhduket.

Në një diametër prej disa kilometrash, zvicerani kishte pyetur në çdo shtëpi dhe kërkuar në çdo oborr për macen, shkruan “20 Minuten” përcjell Albinfo.ch.

Ai vuri gjithashtu pllakate të maces së zhdukur në të gjithë rajonin, por deri më tani pa sukses. Megjithatë, Zimmermann është këmbëngulës dhe nuk dëshiron të heqë dorë: Tani, humbjen e maces së tij e ka postuar edhe në rrjetet sociale. Për gjetjen e Busles së tij, ai ka paraparë një shpërblim prej dhjetë mijë frangash: “Dua t`i motivoj njerëzit që të më ndihmojnë në kërkimin e saj. Ndoshta ajo është duke bredhë në ndonjë lagje diku në afërsi”.

Postimi i tij është shpërndarë më shumë se 300 herë dhe ai ka marrë shumë përgjigje: “Njerëzit po tregojnë shqetësimin e tyre dhe po dërgojnë mesazhe nga gjetjet e maceve – për fat të keq asnjëra nuk është ende ajo e imja. Macja dhjetëvjeçare mund të njihet shumë lehtë, pasi prapa kokës dhe qafës e ka një shenjë krejtësisht të zezë. Në kohën që ajo fle, mund të dëgjohet një psherëtimë e lehtë nga hunda e saj”, ka shpjeguar pronari i dëshpëruar.

Zimmermann shpreson se me humbjen e maces së tij do të njoftohen sa më shumë persona dhe se përpjekjet e tij do të shpërblehen me ribashkimin me te. Edhe pas një viti, ai po e përjeton rëndë humbjen e saj: “Nuk është shumë më ndryshe se sa të humbja fëmijën tim”, ka përfunduar Zimmermann.

Po që se e keni parë Busle, mund të paraqiteni me shkrim në adresën në vijim: [email protected].