Sport

Rikthehet Shaqiri

Xherdan Shaqiri mungoi në dy ndeshjet e fundit për shkak të problemeve muskulore, derisa kohët e fundit është përballur me shumë me lëndime

Mesfushori shqiptar, Xherdan Shaqiri rikthehet në fushën e blertë. Ai do të jetë i gatshëm për aksion në fundjavë, ku skuadra e tij Stoke City e pret Crystal Palace, shkruan albinfo.ch.

Ai mungoi në dy ndeshjet e fundit për shkak të problemeve muskulore, derisa kohët e fundit është përballur me shumë me lëndime.

Xherdan Shaqiri në këtë sezon ka luajtur në 14 ndeshje me skuadrën angleze dhe ka shënuar tre gola.

Ai kaloi nga Interi për rreth 17 milionë euro, derisa është edhe një nga futbollistët kyç në Përfaqësuesen e Zvicrës.