Jeta në Zvicër

Rrëzohet një aeroplan i vogël në Bernë

Vetëm disa qindra metra nga Aeroporti Belp të Bernës është rrëzuar një avion i vogël. Vetëm piloti (44) që shte i vetëm në bord ishte lënduar.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës në 12:45, thotë policia kantonale e Bernës. Aeroplani u rrëzua në një fushë shumë afër aeroportit, Belp. Aksidenti ka ndodhur në fluturim  e sipër për në aeroport kur avioni është përplasur mbi çatinë e një ndërtese, përcjell albinfo.ch.

Aeroplani ishte i tipit Robin DR400 / 180R.

Ishte vetëm piloti në bord dhe ai u shpëtua nga punëtorët e shpëtimit nga kabina dhe ishte dërguar në spital me Rega..

Shkaku i aksidentit dhe rrethanat e tjera të aksidentit ende nuk janë bërë të njohura nga policia.