Shqipëria

Rritje për 40 % të pagave për mësuesit dhe mjekët

Edi Rama u shpreh se objektivi për të rritur me 40 përqind pagat për mjekët dhe mësuesit është tërësisht i realizueshëm

Pas prezantimit të programit, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama iu përgjigj pyetjeve të deputetëve të gjysmës së opozitës, pasi Partia Demokratike njoftoi më herët refuzimin për të paraqitur pyetje për programin e qeverisë së re.

Pyetjet e drejtuara nga deputetët e LSI-së lidheshin me infrastrukturën, shëndetësinë, bujqësinë, arsimin dhe politikat sociale.

Për shëndetësinë, Rama deklaroi se do të sigurohet që asnjë familje shqiptare të mos bjerë në varfëri për shkak të kujdesit shëndetësor, ndërsa tha se objektivi për të rritur me 40 përqind pagat për mjekët dhe mësuesit është tërësisht i realizueshëm, përcjell albinfo.ch.

Kryeministri shqiptar foli edhe arsimin profesional, ku tha se do të jetë në dorë të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë ngritja e qendrave të arsimit profesional në bashkëpunim me njësitë e pushtetit vendor.