Të tjera
Scott kërkon nga Vuçiqi vazhdimin e dialogut dhe zbatim të marrëveshjeve
Ambasadori Amerikan në Beograd, Kyle Scott, ka kërkuar nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, vazhdimin e dialogut dhe zbatimin e marrëveshjeve Beograd-Prishtinë.
Kjo është bërë e ditur nga Zyra për Informim e presidentit të Serbisë, e cila thotë se përveç interesimit për rritjen e bashkëpunimit midis dy vendeve, sidomos në rrafshin ekonomik, ata kanë biseduar edhe për nevojën e vazhdimit të dialogut Beograd-Prishtinë.
Në kumtesë thuhet se Scott dhe Vuçiq janë pajtuar që të nisë së zbatuari edhe Marrëveshja për Drejtësi dhe Marrëveshja për themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë. Theksohet se ambasadori amerikan Scott ka thënë se SHBA-ja e përshëndet thirrjen e Vuçiqit për dialog të brendshëm mbi Kosovën.
E-Diaspora
-
Sopranoja Elbenita Kajtazi ndan bursa vjetore për studentët shqiptarë të muzikës Sopranoja shqiptare që jeton në Gjermani, Elbenita Kajtazi, gjatë së enjtes ka ndarë bursën e parë...
-
BQK: Mbi 112 milionë euro i sollën mërgimtarët në Kosovë vetëm gjatë marsit
-
Mitrovicasi Semir Aliti nënshkroi kontratë me ekipin holandez, PSV
-
Pas pushimit pranveror, rinis mësimi plotësues i gjuhës shqipe në shkollën Ostermundigen Bern
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman
Jeta në Zvicër
-
Dështon nisma që donte të ndryshonte Kushtetutën Lansimi i një teksti që synonte reformimin e Kushtetutës Federale është shtyrë. Lëvizja qytetare pas saj...
-
Rritet numri i kopshteve dygjuhëshe në Zvicër
-
Vdekja e ushtarit në Bremgarten cilësohet si vetëvrasje
-
Komisioni bën thirrje për marrëveshje me një vend të tretë për të dëbuar aplikantët e refuzuar nga Eritreja
-
Sa vlen Zvicra për UBS-në?