Shkurt.ch

Sërish shtrenjtohen biletat e transportit publik

Nga fundi i vitit 2016, në Zvicër pritet një shtrenjtim i sërishëm i çmimit të biletave të transportit publik. Kjo ngritje çmimesh do të bëhet në një mesatare prej 3 për qind. Shkak i shtrenjtimit të biletave është ngritja e çmimit të traseve që nga fillimi i vitit 2017 do të hyjë në fuqi në gjithë vendin, shkruan srf.ch. duke iu referuar një artikulli të gazetës “SonntagsZeitung”.

Lajmin për këtë ndryshim në fushen e çmimeve e ka konfirmuar edhe Ueli Stückelberger, kryetar i bashkësisë së Transportit Publik.

Sipas tij, duke filluar nga viti 2017 të gjithë shfrytëzuesit e infrastrukturës hekurudhore duhet të kontribuojnë me 100 milionë franga plotësuese në financimin e kësaj infrastrukture. Dhe, hekurudha shpenzimet shtesë që i dalin ga ky shtrenjtim, do t`i bartë te klientët e saj, gjegjësisht te biletat e udhëtimit.